Federata e Futbollit të Kosovës ka dhënë detajet e video-konferencës që UEFA ka pasur sot me federatat anëtare të saj, asociacionin e klubeve dhe përfaqësues të ligave.
Kampionati i Kosovës duhet përfunduar deri më 21 qershor e ndeshja e plejofit për Euro 2020 mes Maqedonisë së Veriut e Kosovës do të luhet në qershor.
"Nëpërmjet videolidhjes UEFA sot ka zhvilluar një mbledhje emergjente me 55 Federatat anëtare, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe përfaqësuesit e futbollit evropian në Këshillin e FIFA-s. Federatën e Futbollit të Kosovës në këtë videolidhje e përfaqësuan presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.
Në këtë mbledhje nepërmejt videolidhjes, presidenti i Konfederatës Evropiane, Aleksandër Çeferin ka bërë disa propozime që janë miratuar njëzëri nga federatat anëtare të UEFA-s, prandaj kanë dal këto vendime si mëposhtë:
Kampionati Evropian i paraparë të zhvillohet këtë vit është shtyrë për 1 vit dhe do të zhvillohet nga 11 qershori deri me 11 korrik të vitit 2021.
Ndeshjet e plejofit për kualifikim për Kampionatin Evropian të parapara të zhvillohen në fund të marsit 2020, janë shtyrë për qershor të këtij viti. Detajet tjera do të jepen nga grupi punues i UEFA-s.
Ligat kombëtare dhe garat evropiane për klube duhet të përfundojnë deri më 30 qershor 2020, kur është finalja e Ligës së Kampionëve. Për ligat e ranguara nga pozicioni 48-55 ku bënë pjesë edhe Kosova, afati për të përfunduar ligën është 21 qershor.
Edhe
FSHF-ja mbështet Çeferinin në garën për president të UEFA-s
Të bëhen shtyrje në procesin e licensimit të klubeve për garat evropiane. (Detajet do të konfirmohën nga grupi punues i UEFA-s).
Poashtu është vendosur që të shtyhen edhe garat e femrave dhe kategorive të reja, kurse detajet do të pasojnë", ka shkruar FFK.