Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cetin i bashkohet Romës

Roma ka transferuar mbrojtësin turk të Gençlerbirligit, Met Cetin për 3.5 milionë euro, raporton klubi roman të premten.

Cetin 22-vjeçar i është nënshtruar testeve mjekësore te Roma të premten dhe ka firmosur kontratë. Ish-reprezentuesi i U-21 të Turqisë vlerësohet një prej mbrojtësve më premtues turk dhe ka ndihmuar skuadrën Gençlerbirligi që të ngjitet në elitën turke stinorin e kaluar, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai te Roma do të bashkohet me bashkëkombasin e tij Cengiz Under, i cili ka vazhduar kontratën me Romën të enjten. Roma po ashtu pritet të transferoj mbrojtësin kroat Dejan Lovren nga Liverpooli.