Seleksionuesi i Çekisë, Jaroslav Shilhavy, të martën ka publikuar listën e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjen kualifikuese ndaj Anglisë dhe atë miqësore ndaj Irlandës së Veriut.
Por Shilhavy në konferencë për shtyp ka folur shumë edhe për ndeshjen Çeki - Kosovë, që luhet më 14 nëntor në Plzen dhe që pritet të jetë vendimtare për kualifikim në "Euro 2020", shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇekia më 11 tetor në Pragë takohet me Anglinë, favoriten e grupit A të eliminatoreve për Evropianin e vitit tjetër.
Më 14 tetor, po në Pragë luan ndaj Irlandës së Veriut në miqësore. Anglia udhëheq në Grupin A me 12 pikë nga katër ndeshje, të cilat i ka fituar bindshëm. Çekia është e dyta me 9 pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Kosova e treta me 8 pikë nga pesë ndeshje. Mali i Zi e Bullgaria janë tashmë jashtë garës, me nga dy pikë.
Te Çekia pranojnë se Anglia është favorite e madhe. Në "Wembley", Anglia kishte fituar ndaj çekëve me shifrat 5:0.
"Pikët ndaj Anglisë do të ishin bonus shumë i mirë", ka thënë Shilhavy në konferencën për shtyp, ku ka folur edhe për Kosovën. "Mendoj se do të kemi ndeshje të madhe në Plzen me Kosovën. Do të vendoset shumë në atë ndeshje", ka shtuar Shilhavy. Ai e ka vlerësuar esenciale ndeshjen ndaj Kosovës...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)