Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Çeferin: Shpresoj të mos ketë më Botëror në dimër

Presidenti i shtëpisë evropiane të futbollit, UEFA-s, Aleksandar Çeferin, e ka sulmuar indirekt FIFA-n dhe organizimin e Botërorit në Katar.

Ai ka thënë se është i sigurt se Kampionati Botëror do të jetë në nivel të lartë, por ka shtuar se nuk do të dëshironte të shihte një Kupë të Botës në dimër sërish.

“Jam i sigurt se Kupa e Botës do të jetë e organizuar në mënyrë fantastike, por shpresoj të mos ketë më Kupë të Botës në dimër në të ardhmen. Po presim spektakël dhe një muaj fantastik të futbollit dhe besoj se një përfaqësuese nga Evropa do ta fitojë trofeun sërish. Që nga viti 2006 kemi kampion nga Evropa dhe katër vjet më parë në Rusi, të gjithë gjysmëfinalistët ishin nga kontinenti jonë. Vetëm Brazili dhe Argjentina janë garuese të forta”, ka thënë Çeferin në një intervistë për “delo.si”.

Artikuj të ngjashëm