Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

13 ekipe pjesëmarrëse në Botëror i reagojnë Çeferinit

Tifoz

Foto: Associated Press

Trembëdhjetë ekipe pjesëmarrëse në Kupën e Botës, përfshirë Marokun dhe Senegalin, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke kritikuar presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin.

Slloveni Çeferin tha se zgjerimi i Kupës së Botës në 48 përfaqësuese rezultoi me disa ndeshje “jo interesante”.

Federatat e shteteve pjesëmarrëse në Botëror kanë shprehur zhgënjimin e tyre.

“Ekipet përfaqësuese: Kepi Gjelbër, Kuraçao, Uzbekistani, Kongo, Haiti, Tunizia, Maroku, Egjipti, Gana, Senegali, Bregu i Fildishtë dhe Afrika e Jugut shprehin zhgënjimin e tyre më të thellë pas deklaratave të bëra nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, në lidhje me Kupën e Botës dhe vlerësimin e tij të disa ndeshjeve si mungesë interesi”, thuhet në deklaratë. 

“Për ne, asnjë ndeshje e Kupës së Botës nuk është e parëndësishme dhe kualifikimi është një sukses që do të vlejë për breza”, shkruan ndër të tjera në letrën e cila u nënshkrua nga gjashtë federata dhe u mbështet nga shtatë të tjera.

Qëndrimet e Çeferinit janë krejtësisht në kundërshtim me ato të FIFA-s.