Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Integriteti i Kupës së Botës vihet në dyshim nga Këshilli i Evropës

Keshilli i Evropes - KIE

Foto: Associated Press

Organizata kryesore e të drejtave të njeriut në Evropë ka vënë në dyshim integritetin e Kupës së Botës dhe i ka kërkuar FIFA-s të ndihmojë në ndërtimin e një platforme më të fortë për Botërorin 2030 që do të organizohet në Spanjë, Portugali dhe Marok.

“Kriza e ardhshme ka filluar tashmë. Ajo ka dy emra: para dhe pushtet”, shkroi të dielën kreu i Këshillit të Evropës në një letër të hapur drejtuar FIFA-s. 

Letra e Alain Berset, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, u publikua disa orë para finales. 

Ai ka përmendur rastin e amerikanit Folarin Balogun, të cilit iu pezullua dënimi pas ndërhyrjes së Donald Trump. Berset përmendi edhe rrezikun e mashtrimit.

“Kur rregullat cenohen nën presion, çdo rezultat është i hapur për dyshim”, shkroi Berset për rastin Balogun.

“Ndikimi politik është zhvendosur gjithashtu në fushë. Pezullimi i sanksionit në mes të Botërorit erdhi pasi një kryetar shteti telefonoi presidentin e FIFA-s”, ka shkruar tutje ish-presidenti i Zvicrës.

Edhe Ankesë zyrtare ndaj presidentit të FIFA-s, Infantino Botërori 2026 5 d. më parë Ankesë zyrtare ndaj presidentit të FIFA-s, Infantino

Për “bastet me parashikime”, Këshilli i Evropës vlerëson se janë “derë e hapur për mashtrim”.

“Dhe kjo Kupë e Botës e ka hapur atë derë edhe më shumë”.