Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

A mund ta rrëzojnë evropianët Infantinon?

Gianni Infantino

Finalja e Kupës së Botës nuk është zhvilluar ende dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tashmë është përballur me kritika të ashpra.

Gazetari Ben Jacobs në “Talk Sport”, ka bërë të ditur se disa federata të UEFA-s, përfshirë Belgjikën dhe Poloninë do të ishin të gatshme të mbështesnin Nasser Al-Khelaifin, presidentin e Paris Saint-Germainit, si kundërkandidat të Infantinos në zgjedhjet e nëntorit.

“Ndërkohë, zyrtarë të lartë të futbollit nga Bosnjë-Hercegovina, Norvegjia, Suedia, Gjermania dhe Spanja kanë zhvilluar bisedime për të promovuar opsione të tjera evropiane, ndër të cilat spikat emri i Dariusz Mioduskit , pronarit të Legia Varshavës”, shkruan “Mundo Deportivo”.

Edhe pse Infantino është përballur edhe në të kaluarën me kritika, pozicioni i tij nuk ka qenë kurrë kaq i rrezikuar.

Rasti i Folarin Balogunit ka prishur marrëdhënien midis UEFA-s dhe FIFA-s.

Edhe Infantino pritet të mbetet edhe një mandat në krye të FIFA-s Botërori 2026 1 j. më parë Infantino pritet të mbetet edhe një mandat në krye të FIFA-s

UEFA doli hapur kundër vendimit për t’ia hequr kartonin e kuq amerikanit Balogun para ndeshjes me Belgjikën.

“Pavarësisht pakënaqësisë evropiane, është e paqartë nëse ky kundërshtim do të ketë sukses. Infantino ruan mbështetje të fortë në konfederatat e tjera”, shkruan “Mundo Deportivo”.
Beteja për udhëheqjen e futbollit botëror sapo ka filluar.