Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ceballos mbetet te Reali

Mesfushori Dani Ceballos ka bërë të ditur se edhe edicionin tjetër do të jetë pjesë e Real Madridit, pasi nuk dëshiron të largohet nga klubi.

Ai në një intervistë për mediumet spanjolle, të premten, ka thënë se është i bindur që meriton të jetë pjesë e ekipit edhe për edicionin e ri, pavarësisht se edicionin e fundit pati minutazhë të vogël, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Nuk dua të largohem, dua të ndihem i rëndësishëm. Kam shumë për t'i dhënë këtij klubi dhe dua ta dëshmoj veten", është shprehur Ceballos, i cili në vitin 2017 iu bashkua Realit nga Betisi për 16 milionë euro.

22-vjeçari, edicionin e shkuar pati 34 ndeshje dhe realizoi tre gola. Ka kontratë me Realin deri në vitin 2023.