Ylli i PSG-së, Edinson Cavani është i hapur që të transferohet te gjiganti spanjoll, Real Madrid, raporton AS.
Sipas AS kampioni i Evropës është në kërkim të një ylli për ta zëvendësuar Ronaldon që u transferua këtë verë te Juventusi, transmeton Koha.net.
“Los Blancos” janë në kërkim të një sulmuesi që siguron shënimin e golave, e uruguaiani shihet se opsioni ideal.