Sulmuesi uruguaian Edinson Cavani do t’i bashkohet klubit portugez Benfica, shkruan “Record”.
Cavanit 33-vjeçar i ka skaduar kontrata me Paris Saint-Germainin në fund të qershorit. Ai refuzoi të bënte një vazhdim afatshkurtër të kontratës, ndonëse Parisi kishte edhe dy finale të Kupës dhe fazën e Ligës së Kampionëve para vetes.
Benfica pritet së shpejti të zyrtarizojë transferimin e Cavanit.