Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cavani dhe Bailly të pakënaqur te Manchester Unitedi

Edinson Cavani dhe Eric Bailly janë lojtarët që pritet të largohen gjatë verës nga Manchester Unitedi. Sulmuesi Cavani është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk do të vazhdojë qëndrimin në “Old Trafford”.

Sipas mediave angleze, uruguaiani është i pakënaqur me situatën e tij te “Djajtë e Kuq”.

Përveç Cavanit, nga Unitedi, largimin e ka kërkuar edhe mbrojtësi Bailly. Ai është i pakënaqur me mintuazhën e ofruar këtë sezon nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

Cavani karrierën mund ta vazhdojë në Argjentinë, të skuadra e Boca Junior, që ka shprehur interesim për të.