Portieri spanjoll Iker Casillas ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë në Porto, pasi ka ndihmuar skuadrën portugeze të fitojë titullin e parë nacional në pesë vjetët e fundit.
Ish-reprezentuesi i Spanjës i është bashkuar Portos nga Real Madridi në vitin 2015, mirëpo vetëm në fundjavë ka fituar titullin e parë të ligës në Portugali, ku Porto i ka dhënë fund dominimit të Benficas.
“Shpresoj të qëndroj te Porto. Ende nuk e di të ardhmen time dhe mund të kenë qenë ndeshjet e mia të fundit, por unë nuk kam plan të pensionohem dhe dëshiroj të vazhdoj të luaj futboll. Nëse Porto më pyet për rinovim të kontratës, atëherë do ta dëgjoj me kënaqësi”, ka thënë Casillas 36-vjeçar, përcjell gazeta "AS".