Ish-portieri i Përfaqësueses së Spanjës, Iker Casillas ka bërë të ditur se synimi i tij është që të pensionohet nga futbolli aktiv me fanellën e Portos, përcjellin mediumet e huaja të martën.
Po ashtu, ai ka shtuar se dëshiron të luaj deri në moshën 40-vjeçare. Casillas, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të rinovoj kontratën me Porton që i skadon në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.
Ai është pjesë e ekipit portugez prej vitit 2015 kur u transferua nga Real Madridi. Ai këtë edicion ka 35 paraqitje në të gjitha garat.
"Këtë javë do të firmosi kontratën që do të më mbajë te Porto deri në moshën 40-vjeçare. Tash jam 37-vjeçar dhe sipas të gjitha gjasave karrierën do ta mbylli te Porto", është shprehur Casillas.