Iker Casillas zyrtarisht ka vazhduar kontratën me Porton edhe për një vit tjetër, transmeton Koha.net.
Ish-portierit të Real Madridit i kishte skaduar kontrata muajin e kaluar, por ai ka vendosur që të qëndrojë edhe për një sezon, duke nënshkruar kontratën e re.
Ai është shprehur shumë i lumtur për këtë.
“Shumë i lumtur që kam vazhduar edhe për një sezon me Porton. Duke shikuar në sfidat e reja”, ka shkruar Casillas në Twitter.
Muy contento por seguir una temporada más con @FCPorto ! Mucha ilusión ante los retos que se presentan! ?⚪️ ? ? pic.twitter.com/JZ8l5gHEXd
— Iker Casillas (@IkerCasillas) July 6, 2017