Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Casillasi pret që Ronaldo të bëhet golashënuesi më i mirë

Legjenda e Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas, ka vlerësuar se ish-bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo do të jetë golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës në Katar.

“Aty është Neymari. Dhe Messi. Dhe natyrisht Cristiano”, ka thënë portieri legjendar spanjoll.

“Duket që njerëzit nuk e llogaritin Ronaldon për atë që ndodhi në Manchester United. Por unë llogaris në të. Njerëzit po harrojnë se çka ka bërë Ronaldo. Unë e dua gjithnjë në ekipin tim”, ka thënë Casillas.