Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Casillas dëshiron të kalojë në Angli në janar

Portieri i Portos, Iker Casillas, raportohet se po dëshiron kalimin në Premier Ligë në afatin e janarit.

Sipas “The Mirror”, Casillas po kërkon largimin nga Portugalia pasi dëshiron të provojë veten në Angli.

Legjenda spanjolle nuk është paraqitur për Porton që nga muaji tetor dhe besohet se i ka thënë agjentit të tij që të nisë negociata për një kalim në Angli.

Thuhet se agjenti i tij është në bisedime me West Bromwich Albionin.