Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Casemiro do të debutojë tek Unitedi ndaj Southamptonit

Përforcimi më i ri i Manchester Unitedit, mesfushori Casemiro, do të debutojë këtë vikend.

“Sky Sports” ka njoftuar të premten se braziliani do të paraqitet në ndeshjen kampionale që Unitedi e luan të shtunën në udhëtim te Southamptoni.

Casemiro në fillim të kësaj jave iu bashkua Unitedit nga Real Madridi dhe tek ekipi anglez do ta bartë fanellën me numrin 18. 30-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2026 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit.

Në tri ndeshje të luajtura deri më tani në Premier League, Unitedi ka një fitore karshi dy humbjeve.