Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Casemiro debuton me fitore te Manchester Unitedi

Manchester Unitedi ka shënuar edhe fitoren e dytë rresht në elitën e futbollit të Anglisë, ndërsa për “djajtë e kuq” debutoi braziliani Casemiro, që u transferua nga Real Madridi.

Të drejtuarit e trajnerit holandez, Erik Ten Hag, realizuan fitore minimale por shumë të rëndësishme në udhëtim te Southamptoni me rezultatin 1:0, të shtunën gjatë ditës.

Ishte ndeshje e xhiros së katërt në Premier Leaguen e Anglisë.

Golin e fitores e shënoi mesfushori Bruno Fernandes në minutën e 55-të të ndeshjes.

Ai u asistua nga mbrojtësi Diogo Dalot. Casemiro debutoi me fanellën e re dhe luajti në 10-të minutat e fundit në ndeshje.

Edhe Casemiro zhvillon ndeshjen e fundit në “Old Trafford” Futboll Casemiro zhvillon ndeshjen e fundit në “Old Trafford”

Cristiano Ronaldo sërish ishte në bankën rezervë, por u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të tek Unitedi.

Unitedi në mesin e tabelës ka gjashtë pikë, dy më shumë se Southamptoni.