Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi kthehet te fitorja në Premier League

Manchester Unitedi është kthyer te fitorja në Premier League, pas një humbje dhe një barazimi.

“Djajtë e Kuq” mposhtën Crystal Palacen me rezultat 2:1 të shtunën në “Old Trafford.

Bruno Fernandes nga penalltia në minutën e shtatë dhe Marcus Rashford në të 62-n realizuan për vendasit.

Mysafirët rihapën ndeshjen në minutën e 76-të me golin e Jeffrey Schlupp.

Unitedi luajti me një lojtar më pak nga minuta e 70-të. Casemiro u ndëshkua direkt me të kuq për shkak të gjestit josportiv.

Edhe Manchester Unitedi fiton pas tri ndeshjeve Futboll Manchester Unitedi fiton pas tri ndeshjeve

Transferi i janarit, Marcel Sabitzer, debutoi për Unitedin.

Unitedi tash është në vendin e tretë me 42 pikë. Crystal Palace në vendin e 12-të me 24 pikë.