Manchester Unitedi mori të tjera pikë të vlefshme në Premier League.
Të dielën, “djajtë e kuq” fituan 2:1 ndaj Crystal Palace, ndonëse ishin duke pësuar 1:0. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 28-të të elitës angleze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFrancezi Maxence Lacroix shënoi për epërsinë e Palacet në minutën e katërt. Megjithatë i njëjti lojtar u përjashtua në minutën e 56-të. Penalltinë e shkaktuar prej Lacroix, në gol e shndërroi Bruno Fernandes në minutën e 57-të.
Ndërkohë në minutën e 65-të Fernandes asistoi për Benjamin Sheshkon që realizoi golin e fitores. Sulmuesi slloven ka gjetur formën tek Unitedi. Ka shënuar në tri ndeshjet e fundit, ndërsa tani i ka tetë gola.
Manchester Unitedi ka pamje plotësisht tjetër me trajnerin Michael Carrick.
Ka gjashtë fitore e një barazim në shtatë ndeshjet e fundit kampionale.
Me fitore, Manchester Unitedi doli në vendin e tretë. I ka 51 pikë, sa edhe Aston Villa në të katërtin. Palace bie në vendin e 14-të me 35 pikë.