Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Carvalaji mungon në stërvitje shkaku i gripit

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Dani Carvajal, i ka munguar Spanjës në stërvitjen e së hënës, dy ditë para ndeshjes së parë të Botërorit.

Carvajal nuk ka qenë i pranishëm fare në stërvitje për shkak të grupit, ndërsa Federata Spanjolle nuk ka dhënë më shumë detaje për gjendjen e tij.

Mungesa e Carvajalit që është titullar te Spanja, vjen pas kthimit të sulmuesit Alvaro Morata që po ashtu ka qenë me grip. Mbrojtësi Hugo Guilamon që po rikuperohet nga lëndimi i gjurit ka stërvitur i diferencuar dhe nuk pritet të luajë të mërkurën.

Ndeshjen e parë të Grupit E, Spanja e luan kundër Kosta-Rikës, përpara se të përballet edhe me Gjermaninë e Japoninë.