Mesfushori francez Etienne Capoue do të vazhdojë karrierën në La Liga, pasi i është bashkuar skuadrës së Villarrealit, kanë njoftuar të enjten mediumet e huaja.
Transferimin e mesfushorit 32-vjeçar, te Villarreali, e ka konfirmuar edhe skuadra e Watfordit që mësohet se ka përfituar rreth pesë milionë euro dëmshpërblim.
“Etienne Capoue ka kompletuar transferimin e tij te Villarreali”, ka shkruar shkurt ekipi anglez në “Twitter”.
Capoue ishte pjesë e Watfordit prej vitit 2015 kurse këtë edicion ka regjistruar 11 ndeshje në Championship dhe kishte kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2022.
Para kalimit te Watfordi, Capoue karrierë ka bërë edhe te Tottenhami e Toulouse.
Ai gjithashtu ka edhe shtatë ndeshje dhe një gol të shënuar me Përfaqësuesen e Francës.