Eduardo Camavinga nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi përkundër ofertave të shumta që ka marrë nga skuadrat angleze. “Marca” shkruan të martën se francezi së shpejti pritet ta rinovojë kontratën me Realin pas paraqitjeve të mira që ka treguar deri më tani.
Po ashtu, Cavmavinga i ka bërë me dije krerëve të klubit se është shumë i lumtur në Madrid dhe se synimi i tij është që të qëndrojë sa më gjatë që të jetë e mundur në “Santiago Bernabeu”.
Kontrata aktuale e 20-vjeçarit skadon në vitin 2027, ndërsa me rinovimin e saj, ai do të mbetet në klub deri në vitin 2029.
Camavinga këtë sezon ka 47 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa pjesë e Realit është prej vitit 2021.
Artikuj të ngjashëm