Mesfushori francez Eduardo Camavinga i ka kaluar me sukses kontrollimet mjekësore te Real Madridi, ka njoftuar skuadra spanjolle të enjten në uebfaqen zyrtare.
Pasi ka kaluar me suksese testet mjekësore, Camavinga gjatë ditës do ta firmosë kontratën dhe do të prezantohet te Real Madridi.
Mesfushori 18-vjeçar u transferua te Reali nga Rennesi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Për kartonin e tij, Reali thuhet se ka paguar 55 milionë euro dëmshpërblim kurse Camavinga do të firmos kontratë deri në verën e vitit 2027.