Driton Camaj ka shënuar një gol dhjetë minuta pasi hyri në fushë te skuadra e Kisvarda që mposhti thellë Paksin me rezultat 5:1. Camaj në fushë u inkuadrua në minutën e 76-të, ndërsa e shënoi golin e pestë për Kisvardan.
Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 33-të të elitës së futbollit të Hungarisë. Kisvarda zë vendin e pestë me 46 pikë, kurse Paksi një pozitë me lart me 50 pikë.