Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Camaj me Kisvardan fitojnë thellë në Kupë

Kisvarda ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Unione për të kaluar në 1/8 e finales në Kupën e Hungarisë.

Kisvarda të mërkurën fitoi me rezultatin e thellë, 6:0.

Gjurmë në këtë ballafaqim dha edhe Driton Camaj, mesfushori shqiptar që përfaqëson Malin e Zi.

Camaj në lojë hyri në minutën e 62-të, ndërsa e shënoi golin e fundit në ndeshje, në minutën e 90-të.

Kundërshtarin e radhës në Kupë, Kisvarda do ta mësojë të enjten mbrëma.