Kisvardas nuk i ka mjaftuar goli i shënuar nga sulmuesi shqiptar Driton Camaj, që përfaqëson Malin e Zi.
Camaj të dielën e shënoi golin e tij të parë në edicionin aktual në minutën e 11-të, në disfatën 3:1 si mysafir i MOL Fehervarit.
Camaj e kompletoi ndeshjen e xhiros së tetë të elitës së futbollit të Hungarisë.
Lirim Kastrati ishte në bankën rezervë te vendësit.
MOL Fehervari në tetë ndeshje ka po aq pikë në vendin e nëntë.
Kisvarda e fundit ka vetëm katër pikë.