Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shqiptari Camaj vazhdon me paraqitje të mira në Serbi

Driton Camaj

Futbollisti shqiptar, Driton Camaj, ka vazhduar me paraqitje të mira në kampionatin elitar të Serbisë. Novi Pazari fitoi 2:0 ndaj Mladostit, ndërsa Camaj kontribuoi me asistim në golin e dytë të realizuar në minutën e 83-të.

Ndeshja Mladost – Novi Pazar u zhvillua të hënën dhe i takoi javës së 26-të të elitës serbe të futbollit.
Sulmuesi 29-vjeçar ka shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje në Superligë të Serbisë.