Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Supergol dhe superparaqitje e Camajt ndaj Partizanit të Beogradit

Driton Camaj

Driton Camaj ka shënuar supergol për Novi Pazarin të enjten mbrëma ndaj Partizanit të Beogradit.

Por, goli i shqiptarit 29-vjeçar që luan në krah nuk i ka mjaftuar skuadrës së tij ta shmangë disfatën në ndeshjen e xhiros së 30-të të Superligës së Serbisë.

Camaj 29-vjeçar që luan për Malin e Zi shënoi me goditje të fuqishme e të saktë për 1:1, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Për Camajn, i cili e kompletoi ndeshjen, ishte goli i gjashtë në kampionatin elitar të Serbisë. Ai e ka edhe një asistim.

Novi Pazari është i pesti në tabelë me 47 pikë, por është në grupin e skuadrave që luftojnë për titull kampioni.

Edhe Supergoli i shqiptarit Camaj nuk i mjafton Novi Pazarit Futboll Supergoli i shqiptarit Camaj nuk i mjafton Novi Pazarit

Camaj u vlerësua për paraqitjen e treguar ndaj Partizanit të Beogradit.

“Spektakël në Novi Pazar! Një gol nga shqiptari prej 20 metrash, pastaj një mjeshtëri e Polterit me thembër – por kjo nuk ishte e gjitha!”, është titulli i mediumit serb “sportissimo.rs”.

Në shkrimin e këtij mediumi serb përshkruhet goli i Camajt.

“Driton Camaj i barazoi shifrat në një mënyrë spektakolare, kur me gjithë fuqinë e tij e dërgoi topin pas shpinës së portierit të Partizanit nga më shumë se 18 metra distancë”, vazhdon shkrimi i “Sportissimo”.

Për paraqitjen e mirë të Camajt ka shkruar edhe gazeta “Blic”.

Edhe Futbollisti shqiptar vazhdon të marrë vëmendje në Serbi Futboll Futbollisti shqiptar vazhdon të marrë vëmendje në Serbi

“Çfarë goli nga Camaj! Ai e tronditi rrjetën e Partizanit në mënyrë të pabesueshme. Ai u ‘ndihmua’ nga Vukotiq, i cili luajti keq, gjë që Camaj e shfrytëzoi dhe dërgoi një ‘raketë’ nga pothuajse 20 metra për të bërë rezultatin 1:1 para përfundimit të pjesës së parë. Portieri Millosheviq ishte i pafuqishëm”, përshkruan golin e Camajt mediumi “Blic”.

Ndeshja u zhvillua pa praninë e shikuesve në ndeshjen ku u shënuan plot pesë gola.

Mediumi “Telegraf” e cilësoi Camajn si të pandalshëm nga lojtarët e Partizanit.

“Partizani nuk kishte një zgjidhje për Driton Camajn, e shpërtheu mbrojtjen e rivalit sa herë që donte”, shkruan “Telegraf”.

Edhe Shqiptari Camaj vazhdon me paraqitje të mira në Serbi Futboll Shqiptari Camaj vazhdon me paraqitje të mira në Serbi

Novi Pazari është klub i qytetit në afërsi të kufirit me Kosovën, në të cilin shumica e banorëve janë boshnjakë.

Novi Pazari është në vendin e pestë me 47 pikë.