Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Calhanoglu afër Atleticos

Hakan Calhanoglu mund të largohet nga Milani.

Mesfushori turk nuk e ka vazhduar ende kontratën me klubin “kuqezi”.

Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në fund të këtij sezoni.

Oferta e “Rossonerëve” dhe kërkesa e turkut janë larg njëra-tjetrës, ashtu që mundësitë janë të mëdha që ai të largohet nga San Siro.

Sipas mediave italiane, Atletico Madridi është favorit për nënshkrimin e mesfushorit, i cili kërkohet shumë edhe nga Manchester Unitedi, Interi dhe Juventusi.