Hakan Calhanoglu mund të largohet nga Milani.
Mesfushori turk është në vitin e fundit të kontratës me klubin italian por nuk ka gjetur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës. 26-vjeçari ka kërkuar nga drejtuesit e klubit pagë rreth gjashtë milionë eurosh në sezon për vazhdimin e kontratës, transmeton KOHA.
Bisedimet mes lojtarit dhe krerëve të klubit kanë nisur, por nuk ka pasur marrëveshje.
Sipas mediave italiane, në verën e vitit 2021 mesfushori turk mund të largohet si futbollist i lirë nga Milani.
Për Calhanoglun interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane që janë të gatshme t’ia japin pagën e kërkuar lojtarit.
Mesfushori këtë sezon me “Rossonerët” ka luajtur në gjashtë ndeshje duke shënuar katër gola.