Moises Caicedo ishte i lidhur me një transferim te Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori filloi ti ndiqte në “Instagram” disa lojtarë të Liverpoolit në ditët e fundit të afatit kalimtar dhe kjo bëri që të mendohej se ai po kalonte te klubi i madh anglez.
Megjithatë, Caicedo insiston se është i lumtur te Brightoni.
“Nuk po mendoj për ndonjë klub tjetër përveç Brightonit. Ky është klubi ku jam tani dhe do të jap gjithçka për këtë klub”, tha Caicedo.
Artikuj të ngjashëm