Mbrojtësi Gary Cahill ka thënë se Chelsea duhet të vendos për rrugën e duhur gjatë ndeshjeve të ardhshme.
“Blutë” kanë pësuar tri humbje në katër ndeshje në të gjitha garat dhe para përballjes në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës, do të luajë me WBA-në dhe Hull Cityn.
“Jemi në rrugën që duhet të shkojmë ose djathtas ose majtas. Jemi në rrugën që shpejt do të kemi të zbresim ose të shkojmë më lart sepse në bazë të përvojave problemi është jashtë klubit”, ka thënë Cahill.
“Në klub ne jemi mirë dhe të gjithë janë të bashkuar. Nuk ka probleme me menaxherin, ne jemi mirë por duhet të këndellemi sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka thënë veç të tjerash mbrojtësi anglez.