Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lampard: Lojtarëve s’mund t’ua diktoni emocionet

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, ka folur të enjten para derbit londinez kundër Fulhamit në Premier Leaguen angleze.

Chelsea është i pamposhtur në ligë kundër Fulhamit në 18 ndeshje qëkur u mposht 1:0 në “Craven Cottage” në mars të vitit 2006.

Protokolli i Premier Leagues i ka informuar lojtarët që të mbajnë distancë sociale kurdo që është e mundur, pas shënimit të golave, në dhoma të zhveshjes si dhe gjatë ngrohjes së muskujve.

Pas rasteve të mëdha me Covid-19 në ekipe, Premier League, kapitenët dhe trajnerët kanë vendosur për një takim urgjent, me frikën se Qeveria mund të hyjë në mesin e tyre.

Megjithatë, në ndihmë lojtarëve u ka dalë trajneri i Chelseat, Frank Lampard.

Lampardi ka thënë se lojtarët po bëjnë gjithçka për të shmangur çdo rrezik, ndërsa ka insistuar se të mundohesh t’i diktosh emocionet në futboll është shumë e vështirë.

Edhe Lambardi beson që Chelsea mund të fitojë titullin në Premier League Sport Lambardi beson që Chelsea mund të fitojë titullin në Premier League

Fitorja do ta dërgonte Chelsean në vendin e shtatë, pavarësisht rezultateve tjera.

Fulhami me fitore do të largohej nga zona e rrezikshme.