Fabiana Bytyqi ka shënuar fitoren e 17-të të saj në boksin profesionist. Boksierja shqiptare të shtunën në Usti nad Labem të Çekisë, triumfoi ndaj hungarezes Judit Hachbold me vendim unanim pas gjashtë raundeve.
Fabiana Bytyqi 25-vjeçare, e cila është lindur dhe e zhvillon karrierën në Çeki, në ringun profesionist ka 17 fitore (5 KO) e një barazim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo është kampione e botës në kategorinë atom, deri 46.2 kilogramë, nw versionin WBC.
Në të njëjtën ngjarje boksi në Çeki, Edmond Zefi fitoi me nokaut ndaj boshnjakut Jasmin Dananoviq. Zefi fitoi me ndërprerje në raund të dytë, duke e arritur fitoren e tetë nga po aq meçe në profesionizëm.