Zymer Bytyqi ka kontribuuar me asistim në fitoren e Antalyasporit në elitën e futbollit të Turqisë.
Antalyaspori të mërkurën mbrëma fitoi 2:1 ndaj Sivassporit, ndërsa futbollisti i Kosovës asistoi në golin për 2:1.
Ai në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, bashkëveproi me sulmuesin Dario Sariq, në golin e pikëve të plota.
Për sulmuesin e krahut ishte asistimi i dytë i edicionit aktual.
Bytyqi luajti deri në minutën e 79-të. Manaj te Sivasspori e kompletoi ndeshjen.
Ndërkohë, po të mërkurën mbrëma, Fenerbahçe fitoi me golin e Michy Batshuayit nga penalltia, në minutën e katërt të kohës shtesë. Feneri vazhdon garën e fortë për titull kampioni.
Edhe
Fenerhahçe i afrohet në katër pikë Galatasarayt
Antalayaspori i Bytyqit ka 33 pikë në 22 ndeshje.
Sivasspori mbetet me 26 pikë.
Tabelës i prinë Fenerbahçe me 57 pikë, tri më shumë se Galatasaray që ka një ndeshje më pak të luajtur.