Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bylbyl Sokoli pranë Malishevës

Trajneri Bylbyl Sokoli është shumë pranë marrëveshjes për ta marrë drejtimin e skuadrës së Malishevës, ka mësuar KOHA nga burimet e afërta me trajnerin.

Sokoli të mërkurën do të takohet me drejtuesit e Malishevës për t’i finalizuar detajet e fundit të kontratës.

Ai pritet ta zëvendësojë Sami Sermaxhajn.

Sokoli së fundmi drejtoi Gjilanin, ndërsa ka pasur karrierë te disa skuadra të Kosovës e Maqedoni të Veriut.