Sergio Busquets do të jetë pjesë e Barcelonës të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.
“Mundo Deportivo” bën të ditur të premten se mesfushori defensiv do ta rinovojë kontratën që i skadon këtë verë.
Thuhet se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe gjithçka do të bëhet zyrtare muajin tjetër.
Me rinovimin e kontratës, Busquets do të jetë pjesë e Barcelonës deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa do ta ketë opsionin e rinovimit edhe për 12 muaj të tjerë.
Ai do të vazhdojë ta mbajë shiritin e kapitenit dhe do të ketë pagë vjetore prej 7 milionë eurosh.
34-vjeçari ka bërë 3 asistime këtë sezon në 37 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat. Ai është pjesë e ekipit të parë prej vitit 2008.