Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Busquetsit i ofrohet kontrata e re

Te Barcelona po duan ta mbajnë me çdo kusht mesfushorin Sergio Busquets edhe përtej sezonit aktual. Me kërkesën e trajnerit Xavi Hernandez, krerët e klubit tashmë ia kanë ofruar kontratën e re mesfushorit, i cili ka kërkuar kohë përpara se të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

“Mundo Deportivo” njofton të martën se Busquetsit i është ofruar kontratë njëvjeçare me pagë më të ulët, si dhe opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Busquets është kapiten i Barcelonës dhe kontrata e tij aktuale i skadon në verë.

34-vjeçari këtë sezon ka 33 paraqitje dhe 3 asistime në të gjitha garat, ndërsa tashmë ka marrë oferta prej klubeve nga SHBA-ja dhe Arabia Saudite.