Te Barcelona po duan ta mbajnë mesfushorin Sergio Busquets të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. “Mundo Deportivo” ka shkruar të martën se Barça tashmë ka nisur kontaktet me mesfushorin, i cili ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.
Është trajneri Xavi Hernandez që po dëshiron ta ketë Busquetsin edhe për edicionin tjetër, ndonëse mesfushori ende nuk ka marrë një vendim të prerë për të ardhmen e tij në “Camp Nou”.
34-vjeçari është tërhequr nga Spanja pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës dhe thuhet se po shqyrton mundësinë e shkëputjes së kontratës me Barcelonën.
Ai po synon që në afatin kalimtar të janarit ta vazhdojë karrierën në SHBA, pasi tashmë ka marrë oferta prej disa skuadrave të njohura të këtij vendi. Këtë edicion, Busquets ka një asistim në 22 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat.