Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bunjaku shënon golin e parë të edicionit

Ish-sulmuesi i Zvicrës dhe Kosovës, Albert Bunjaku po vazhdon të realizoj gola në Gjermani. Ai luan për Viktoria Koeln që të dielën fitoi 2:0 ndaj Ingolstadtit. Ndeshja i takoi xhiros së katërt të kategorisë së tretë gjermane. Për Bunjakun ishte goli i parë i edicionit.

Ai realizoi me kokë për 1:0 në minutën e dhjetë. 36-vjeçari edicionin e kaluar kishte shënuar 20 gola në 36 paraqitje. Edhe këtë edicion shpreson numër të madh golash, ndonëse është në fazë të vonshme të karrierës.