Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bunjaki selekton sërish lojtarët e Kosovës

Ushtruesi i detyrës i përzgjedhësit në Përfaqësuesen U-21 të Kosovës në futboll, Albert Bunjaki të martën ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese të Evropianit 2023.

“Dardanët” e rinj do t’i luajnë dy ndeshje këtë muaj. Të parën e luajnë më 25 mars në “Fadil Vokrri”, ndërsa katër ditë më vonë në Slloveni.

“Drejtori teknik dhe njëherësh ushtruesi i detyrës së përzgjedhësit të Kombëtares U21, Albert Bunjaki për këto dy ndeshje ka ftuar 24 futbollistë, gjashtë prej të cilëve janë nga Superliga e Kosovës. Përgatitjet e Kombëtares U21 fillojnë më 21 mars në orën 15:00 në Kampin Nacional në Hajvali. Aktualisht Kosova pas 5 ndeshjeve të zhvilluara zë pozitën e pestë në Grupin G, me 6 pikë, derisa Sllovenia ndodhet në vendin e katërt me 8 pikë, pas 6 ndeshjeve të zhvilluara”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm