Gigi Buffon ka treguar se nuk është i mësuar që ta shikojë Serinë A ekskluzivisht si spektator, e kjo për herë të fundit i kishte ndodhur kur ka qenë fëmijë.
Portieri legjendar këtë verë u largua nga Juventusi për t’u bashkuar me PSG-në, dhe e shikon vetëm nga jashtë Serinë A, transmetonKoha.net.
“Është një efekt i veçantë kur e shikon Serinë A si spektator. Nuk jam i mësuar me këtë, me vështirësi e kujtoj kur ishte hera e fundit që e kam shikuar kështu, isha fëmijë kur e kam shikuar si spektator. Çuditërisht ende s’kam arritur ta shoh një ndeshje të Juventusit”, është shprehur Buffon,