Juventusi ka njoftuar se të hënën janë nënshkruar kontratat e reja me portierin Gianluigi Buffon dhe mbrojtësin Giorgio Chiellini.
Të dy futbollistët legjendarë kanë vazhduar kontratat edhe për një vit. Do të qëndrojnë në klubin e madh italian deri në verën e vitit 2021.
Buffon 42-vjeçar ka luajtur për Juventusin prej vitit 2001 e deri në vitin 2018. U kthye në skuadër vjet pas një edicioni te PSG-ja.
Mbrojtësi Chiellini (35) është te Juventusi prej vitit 2005.