Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Buffon do të vazhdojë edhe për një vit me Juventusin

Portieri italian Gianluigi Buffon ka vendosur të vazhdojë kontratën me Juventusin deri në qershor të vitit 2021, shkruan “Tuttosport” të martën, transmeton Koha.net.

Buffon 42-vjeçar nuk e ka ndërmend të pensionohet dhe synon të vazhdojë së paku edhe një vit. Buffon ka luajtur 11 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion me Juventusin. Ai u kthye te klubi torinez pas një viti të kaluar te Paris Saint-Germaini.