Interi ka njoftuar të enjten gjatë ditës se janë bërë teste të thella mjekësore për Marcelo Brozoviqin, të cilat kanë treguar se nuk ka probleme të mëdha fizike.
Kroati u desh ta lironte fushën në pjesën e dytë, në fitoren e Interit në udhëtim te Liverpooli të martën mbrëma.
Ai u mendua se ka problem me pulpë, por sipas Interit nuk është lëndim serioz.
“Marcelo Brozoviq u kontrollua nga stafi mjekësor në mëngjesin e së enjtes. Nuk ka lëndim serioz”, thuhet në komunikatën e klubit.
Kjo do të thotë se kroati mund të jetë i gatshëm për duelin e radhës në Serie A kundër Torinos të dielën.
Brozoviqi sivjet ka munguar në vetëm dy ndeshje nga 39 gjithsej, për shkak të suspendimit.