Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brozoviqi kthehet në fushë në fillim të nëntorit

Marcelo Broziviqi pritet të kthehet në fushë në fillim të muajit të ardhshëm.

Broziviqi u lëndua në ndeshjen e Ligës së Kombeve që Kroacia e luajti kundër Austrisë. Ai ishte larguar nga ndeshja në minutën e 18-të.

Ka munguar në pesë ndeshjet e fundit për Interin në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Broziviqi pritet që të nisë përgatitjet me skuadrën në javën e ardhshme dhe po planifikon që të luajë në derbin kundër Juventusit me 6 nëntor. Kroati mund të paraqitet edhe ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve me 1 nëntor, por gjasat janë të vogla.