Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brozoviq pranon rinovimin e kontratës

Marcelo Brozoviq do të mbetet pjesë e Interit edhe për një periudhë të gjatë. Bëhet e ditur se Brozoviq tashmë ka pranuar rinovimin e kontratës edhe për katër vite tjera dhe do të jetë pjesë e ekipit italian deri në verën e vitit 2025.

29-vjeçari ka kontratë me Interin deri në fund të këtij edicioni dhe zyrtarizimi i rinovimit me Brozoviqin, do të bëhet brenda pak ditëve.

Brozoviq iu bashkua Interit në vitin 2016 nga Dinamo e Zagrebit dhe deri më tani ka 260 paraqitje në të gjitha garat.

Këtë sezon, reprezentues i Kroacisë, ka një gol e dy asistime në 19 ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm