Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brozoviq nuk largohet nga Interi

Mesfushori kroat Marcelo Brozoviq do të mbetet tek Interi pasi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni.

Mediumet italiane kanë raportuar se Brozoviq është pajtuar ta rinovojë kontratën deri në verën e vitit 2026, gjë që do të bëhet zyrtare nga klubi italian gjatë kësaj jave.

Me kontratën e re, Brozoviq do të ketë pagë vjetore prej 6.5 milionë eurosh plus bonuset. Paga e tij e mëparshme te Interi ishte 3.5 milionë dhe klubi italian ka bërë të pamundurën për ta mbajtur lojtarin që pëlqehet nga trajneri Simone Inzaghi. Brozoviq iu bashkua Interit në vitin 2016 nga Dinamo e Zagrebit për pesë milionë euro dhe me fanellën e ekipit italian ka luajtur 267 ndeshje në të gjitha garat. Këtë edicion, 29-vjeçari ka realizuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm