Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brozoviq mbetet tek Interi

Marcelo Brozoviq do të vazhdojë kontratën me Interin. Sipas Corriere dello Sport”, mesfushori është pajtuar me kushtet e ofruar nga skuadra italiane.

Kontrata aktuale kroatit i skadon në qershor të këtij viti. 29-vjeçari do të nënshkruaj kontratë katërvjeçare që do ta mbante atë tek Interi deri në vitin 2026.

Brozoviq këtë edicion ka luajtur në 37 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar një gol.

Ai është pjesë e Interi që nga viti 2016 kur u transferua nga Dinamo Zagrebi.